Pesë nxënës në Pejë kanë raportuar në polici se janë ndjekur me veturë nga persona të panjohur. Zyrtarët policorë e kanë konfirmuar këtë rast, duke theksuar se vetura që po i përcillte këta nxënës kishte targa të Shqipërisë. Me këtë rast tashmë po merret prokuroria, e cila thekson se ka kërkuar nga policia që të shtohen patrullimet afër objekteve shkollore.
E marta e 5 nëntorit në rrugën “Bal Alija” të Pejës, rreth 50 metra nga shkolla fillore “Xhemajl Kada”, solli një situatë të rëndë. Pesë nxënës u përballën me një situatë tejet shqetësuese. Ata, me të përfunduar kursin plotësues, rrugës për në shkollë, kanë hasur në një veturë me dy persona të panjohur, të cilët kanë tentuar t’i hipnin në veturë kinse për t’i afruar në shkollë.
Tre vajza dhe dy djem të shqetësuar menjëherë kanë vrapuar drejt shkollës.
Njëra prej nxënëseve për shkaqe të sigurisë e rrëfen këtë moment në kushte anonimiteti.
“Ne nuk biseduam me ta, por vazhduam që të ecnim te shokët dhe shoqet së bashku, pastaj makina shkoj te shokët dhe ju thoshte ejani me mua, unë do të ju dërgoj në shkollë dhe ata u larguan kur ne u thamë jo. Ata dy persona, afroheshin afër neve dhe na thoshin hajdeni se ne kemi me ju qua në shkollë. Ne, përsëri u larguam dhe kur e pamë që diçka nuk është në rregull ne vazhduam të vraponim sa më shpejt në shkollë. “.
Kjo nxënëse tregon se vetura e panjohur ka vazhduar t’i ndiqte deri te kthesa e shkollës.
“Ne vazhduam rrugën tonë. Kur e pamë që vetëm po na afrohen, po mundohen me bo diçka, ne vazhduam me vrapua. Kur na panë që vrapuam, ata shkuan dhe na dolën tek rruga tjetër”.
Drejtori i kësaj shkolle tha se nxënësit e shqetësuar fillimisht janë trajtuar nga psikologia e shkollës.
Ai tregon se menjëherë janë njoftuar prindërit dhe rasti është lajmëruar në polici.
” Kështu që fëmijët kanë ikë prej atij momenti se për çfarë qëllimi ka qenë as ne nuk e dimë dhe kanë ardhur në shkollë të shqetësuar dhe menjëherë janë lajmëruar te zëvendësdrejtoresha dhe bashkë me mësuesen kanë shkuar te psikologja se e kanë vërejt që fëmijët kanë qenë të shqetësuar në atë moment. Pas konsultave, i kemi ftuar prindërit dhe menjëherë kanë shkua dhe kanë raportua rastin në Polici. “
Zyrtarët policorë e kanë konfirmuar këtë rast, duke theksuar se vetura kishte targa të Shqipërisë.
” Nxënësit kanë refuzuar, i kanë njoftuar prindërit, prindërit i kanë njoftuar policinë për rastin pasi që është ngritur si shqetësim. Njësitet kompetente, menjëherë kanë filluar t’i ndërmarrin veprimet hetimore, kuptohet me koordinim me Prokurorinë e Shtetit, është duke u punuar rreth rastit, nuk ka vend për shqetësim” ,tha Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë në Pejë.
Me këtë rast tashmë po merret prokuroria, e cila thekson se ka kërkuar nga policia që të shtohen patrullimet afër objekteve shkollore.
“Aktualisht, përderisa nuk i kemi personat në procedurë penale, përderisa të njëjtit nuk i kemi të arrestuar, nuk mund të flasim për cilësimin e veprës penale. Mirëpo çka është relevante se është duke u punuar në mënyrë intensive në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës që të identifikohen, fillimisht vetura, më pas personat në veturë dhe të njëjtit të arrestohen dhe të kuptohet qëllimi i tyre pse kanë shkuar aty. Deri më tani sa kemi pranuar informata qëllimi i tyre nuk ka qenë i mirë, mirëpo për këtë çështje janë duke u zhvilluar hetimet intensive në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe njëkohësisht i kemi në monitorim disa shkolla të cilat mund të jenë cak i këtyre veprave penale”, ka thënë Shkodran Nikqi, zëdhënës i Prokurorisë./RTK/
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...