Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu priti sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.
Sipas një postimi në Facebook nga ana e Aliut, bëhet e ditur se ai bashkë me ambasadorin turk, vizituan kompanitë ferizajase me shtrirje edhe në tregun ndërkombëtar, shkruan Arbresh.info.
“Kënaqësi e veçantë të mirëpresim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Republikën e Kosovës, Shkëlqësinë e Tij, Sabri Tunç Angılı, i cili vizitoi sot Ferizajn, ku bashkë vizituam edhe kompanitë ferizajase me shtrirje edhe në tregun ndërkombëtar, kompanitë D&T Tex dhe GERIS Corporation, duke forcuar bashkëveprimin mes nesh në dobi të lehtësimit të të bërit biznes për këto kompani dhe bizneset tjera ferizajase me treg e bashkëpunim me Republikën e Turqisë”, ka shkruar Aliu./Arbresh.info/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...