Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, vizituoi sot pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Poligonin Ushtarak në Babaj të Bokës, ku është duke u realizuar ushtrimi fushor “Ujku i Çeliktë”.
I shoqëruar nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendësministri Shemsi Syla, zëvendëskomandanti i FSK, gjeneralmajor Enver Cikaqi dhe Shefi i Stafit të SHP gjeneralbrigade Ilir Qeriqi, së bashku vizituan kampin në fshatin Deve ku janë të dislokuara njësitë e FSK- së dhe u njoftuan për rrjedhën e ushtrimit nga Komandanti i Forcave Tokësore gjeneralbrigade Hysen Dreshaj dhe nga Komandanti i Regjimentit të dytë nënkolonel Jaser Mulla, thuhet në kumtesën për media nga Ministria e Mbrojtjes.
Më tej bëhet e ditur se Maqedonci dhe gjeneral Jashari panë nga afër operacionet e realizuara sipas skenarit dhe me këtë rast përgëzuan ushtarakët për punën dhe angazhimin profesional që kanë bërë në realizimin e ushtrimit, shkruan Arbresh.info.
“Në kuadër të këtij ushtrimi do të vlerësohen kapacitetet ushtarake të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë dhe Togut të mbështetjes luftarake të Policisë Ushtarake me qëllim validimin për të qenë të gatshëm në realizimin e detyrave në përmbushjen e misionit”.
“Forca e Sigurisë së Kosovës bazuar në Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, është duke ngritur kapacitetet operacionale të njësive, bazuar në misionin e tyre”, thuhet tutje në kumtesë./Arbresh.info/
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...