Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, mbajti një takim me drejtorët rajonalë dhe komandantët e stacioneve policore.
Qëllimi i këtij takimi ishte i një rëndësie të veçantë, ku përveç prezantimit dhe analizimit të raportit nëntëmujor të këtij viti i cili pasqyronte rezultate pozitive dhe ulje të numrit të përgjithshëm të rasteve, shkruan Arbresh.info.
“Diskutuan edhe planet strategjike, objektivat specifike si dhe aktivitetet policore të cilat burojnë nga plani zhvillimor strategjik i PK-së, përfshirë strategjinë e Policimit të Udhëhequr nga Inteligjenca dhe Policisë në Bashkësi.”, thuhet në njoftim.
Tutje, Hoxha nga të pranishmit kërkoi që të zbatohen në përpikëri planet dhe objektivat strategjike policore si dhe synimet e planifikuara.
Ndër të tjera ai theksoi se përmes zbatimit të ligjit, menaxhimit sa më efikas të burimeve njerëzore dhe atyre logjistike, mbikëqyrjes së performancës së zyrtarëve policorë, mund të arrihen rezultate edhe më pozitive në shumë sfera policore./Arbresh.info/
Anulohen procedurat gjyqësore në rastin kundër Trumpit për z...
Osmani takon kryetaren e Parlamentit Evropian, diskutojnë pë...
Rusia sulmon me dron shtëpinë e ambasadorit të Estonisë në K...
Të shtëna me armë zjarri në Hajvali, plagoset një person
Termokosi shpërndan faturat këtë fundjavë
Jehona e ndarjes nga Muri i Berlinit, ndjehet edhe sot në je...