Pas publikimit të listës së Kombëtares së Shqipërisë, me emrat e grumbulluar për dy sfidat ndaj Çekisë e Ukrainës të vlefshme për Ligën e Kombeve, trajneri Sylvinho doli sot (e premte) në konferencën zyrtare për media.
Trajneri brazilian foli për përzgjedhjen e lojtarëve, objektivat e skuadrës për këto dy ndeshje, ndërsa tregoi se si qëndron situata me lojtarët e vijës së sulmit. Sylvinho vlerësoi lojtarët e ardhur nga ekipi U-21, teksa u rikthye edhe njëherë te ndeshja me Çekinë.
I pyetur nga gazetarët nëse motivohet nga stadiumi plot për ndeshjen me Çekinë, tekniku brazilian u shpreh se kjo është diçka e mrekullueshme.
Lista me 28 lojtarë dhe vendi i parë si objektiv? – Kemi marrë 28 lojtarë, por shpjegohet lehtë. Kemi 5 lojtarë me kartonë të verdhë, dy ndeshje në shtëpi, nuk kemi udhëtime, nuk ka avion, kemi qendër të mirë këtu. Kemi gjithçka këtu. Vendosëm të merrnim maksimumin e mundshëm. Përtej atyre me të verdhë, kemi 3 lojtarë që janë në situatë “gri”. Jemi vazhdimisht në diskutim. Kemi folur me doktorët, me klubet dhe Stesinën. Duhet të shohim situatën e Kumbullës, Manajt dhe Bares. Duhet të kuptojmë akoma më mirë situatën e tyre. Kemi vendosur që t’i thërrasim dhe të shohim si janë, nëse janë në gjendje të luajnë apo jo. Padyshim si të gjithë mund të dalim të parët, por në këtë grup mund të ndodhë gjithçka. Janë katër Kombëtare që kanë luajtur në Europian, ka cilësi, janë lojtarë që luajnë në Bundesligë, Premier Ligë, janë të fortë. Gjeorgjia na mundi këtu, ne shkuam atje dhe fituam. Kemi avantazhin që luajmë në shtëpi të dy ndeshjet, është një avantazh i vogël, por i mirë.
Situata e sulmit? – Një dhimbje kokë për një trajner është gjithmonë e mirë. Çdo trajner dëshiron të ketë hapësirë dhe mundësi për lojtarë të ndryshëm. Ky është një moment i rëndësishëm për Kombëtaren, për vendin. Të kesh një grup të tillë dhe të mbërrish në fund i gjallë është i rëndësishëm. Ukraina ka lojtarë të mirë, Gjeorgjia ka bërë një Evropian të mirë dhe Çekia është ekip i fortë është vendi i parë në grup. Në këtë moment Manaj nuk luan prej dy javësh. Ka shënuar dhe është dëmtuar, nuk luan prej 14 ditësh. Bare ka marrë një goditje në gju dhe nuk luan prej 13 ditësh. Ne sa më shumë lojtarë të fortë të kemi, na jep shtysë të shkojmë para. Muçi është në një moment të mirë, ka shënuar në tre ndeshje radhazi, jam i lumtur për të dhe për të tjerë, Bajrami po bën shumë mirë te Rangers.
Muçin një muaj më parë e kam vizituar, askush nuk e di, nuk ishte moment i mirë për të. Kjo është puna, të dalim e të shohim, t’i takojmë, të pimë kafe, ta dëgjojmë, ta përqafojmë. Janë momente të vështira. Një transferim si i Muçit është i vështirë se ndryshojnë shumë gjëra, gjuha, zakonet. Për mua dhimbja e kokës është shumë e mirë, sa më shumë lojtarë në formë të kemi, aq më mirë.
A ishte Cristian Shpendi si opsion? – Këtu në fakt po ndodh diçka e bukur me Kombëtaren se po marrim lojtarë të mirë nga U-21, si Mario Mitaj, Feta Fetai, Simon Simoni, ashtu dhe Pajaziti i cili fatkeqësisht duhet të jetë jashtë fushave për 5 javë. Nuk mendoj që është gjë e duhur t’i marrim lojtarët vetëm sepse duhet t’i thërrasim. Indrit Tuci luajti me Spartën, Manaj është në dyshim, por nuk duhet të merrnim Shpendin vetëm për ta aktivizuar. Është lojtar shumë i mirë, i fortë në zonë. Janë dy vëllezër, kanë cilësi të ndryshme dhe ndoshta i marrim të dy në momentin që mund të ndodhë. Rikujtoj edhe një lojtar tjetër Medon Berisha, i cili ka 50 ditë jashtë fushave pasi pati ridëmtim, por shpresoj të rikthehet shpejt se është një lojtar i rëndësishëm.
Lojtarët? – Nuk di të them momentalisht, di çfarë tju them lojtarëve të mi. Kemi një grup të vështirë kemi 5 ditë përgatitje. Duhet të kuptojmë se çfarë duhet të bëjmë në fushë. Ajo që dua të sigurojë është që do të luajmë gjithmonë me shpirt dhe zemër. Asnjëherë nuk na ka munguar shpirti dhe zemra në fushë.
Uzuni dhe Muçi vijnë në një formë shumë të mirë? – Duhet të kuptojmë situatën e Manajt. Ta shohim nësë do ia dalë të jetë i gatshëm për ndeshjet. Kam dëgjuar dhe folur me të, të shohim si vjen dhe nëse ia del të bëhet gati. Kemi Dakun të skualifikuar, Tuci bëri një ndeshje shumë të mirë. Por duhet të punojmë pa 2-3 lojtarë që janë pikë referimi. Muçin dhe Uzunin duhet t’i provojmë. Uzuni është një sulmues i dytë, por Muçi është një lojtar ofensiv i cili luan në krahun e majtë, por në fund ka bërë edhe të djathtin te Besiktas. Te ne nga cilësitë dhe karakteristikat e lojtarëve është pak më ndryshe. Duhet kuptuar nëse mund t’i përdorim në ndeshje sipas nevojave që kemi, janë 2 apo edhe një i tretë që mund të bëjë sulmuesin kur nuk kemi një numër 9.
Feta Fetai? – Ne kemi marrë shumë lojtarë nga Kombëtarja U-21. Fetai, Mitaj, Bajrami, Simoni, Asllani që është shumë i ri, Pajaziti, Medon Berisha, Fetai, Shpendi, Çuni, janë lojtarë shumë të mirë. Mund të na shpërbejnë shumë për të ardhmen, padyshim. Jam shumë i lumtur me lotjarët që kanë ardh nga Kombëtarja U-21, kanë bërë shumë mirë. Ne mund të mendojmë që këta lojtarë mund të bëhen nesër titullar, është një proces. Unë jam shumë i lumtur për lojtarin që kemi marrë. Janë lojtarë që na përgjigjen shumë mirë në ekipin e parë. Është një skuadër e re, që po bën mirë. Ne jemi munduar të krijojmë një ekuilibër mes lojtarëve të rinj dhe me eksperiencë. Kemi një Kombëtare të re në moshë.
Kundërshtarët? – Duhet të kemi parasysh kundërshtarët që pësojnë pak. Gjeorgjia është një skuadër e fortë taktikisht, ashtu si Çekia dhe Ukraina. Ne kemi bërë një rrugëtim shumë të rëndësishëm në dy vitet e fundit. Ju rikujtoj që edhe ne jemi pak a shumë si ata njësoj, por edhe ne si ekip nuk pësojmë shumë gola. Nuk janë kundërshtarë që në 15 minutat e para tju shënojmë 2 gola. Është e rëndësishme të qëndrojmë në garë dhe kjo na motivon. Kemi pasur punë të vështirë dhe nuk është e lehtë të marrim 6 pikë deri tani. Duhet t’i falënderoj lojtarët dhe stafin, duhet të përmirësohemi, na presin dy kundërshtarë dhe ndeshje të vështira.
Çekia? – A ka qenë e lehtë për Çekinë ndaj nesh? Jo! A ka qenë e lehtë për ne të luajmë kundër tyre? Jo! Ajo që dua të them është se ndoshta ne se kemi kuptuar që të luash me Çekinë është e vështirë. Kanë lojtarë të fortë. Tani njerëzit e dinë kush është Bajrami. Para një viti, kush e dinte kush ishte Mario Mitaj? Asllani tani njihet. Ramadani, i fortë. Tashmë na njohin, kanë filluar të studiojnë Shqipërinë. Jemi përmirësuar shumë. Të luash në Pragë ndaj Çekisë është e vështirë. Për ne është krenari që jemi gjallë nga këto ndeshje dhe jemi përballur me Çekinë që nga ana tjetër thotë se Shqipëria është një ekip i ashpër, ka lojtarë si Bajrami etj. Ata kanë bërë një ndryshim të trajnerit, është një skuadër fizikisht e fortë. Chory është lojtar i fortë me topin në këmbë, shumë i fortë, e vështirë të luash kundër tij. Më pas, Sulc, ka shënuar ndaj Ukrainës, mesfushor qendre, trekuartist, luan edhe si sulmues anësor. Provod nga njëra anë, Cerny nga ana tjetër, të dy sulmues anësorë të gjatë, të fortë, të vështirë për t’u përballur. Ne duhet të zhvillojmë një ndeshje të mirë nëse duam të fitojmë. Jemi krenarë që jemi pothuajse të barabartë me Çekinë, që tashmë dikush atje thotë se ndeshja me Shqipërinë është e vështirë. Në Europian na kanë uruar për punën tonë, të lojtarëve, të Federatës. Skuadër e bukur, e organizuar, pyesnin ku i kemi gjetur këta lojtarë. Humbëm me Spanjën, ama në atë grup ishim në lojë deri në momentin e fundit për të ecur më tej. Është një rrugëtim, nuk mund të themi që shkojmë nesër në Ëembley dhe mundim Anglinë 4-0. Duhet të ecim para. Për sa i përket ndeshjes në shtëpi, nuk mendoj se ishte fat, kemi bërë ndeshje të bukur. Fusha është ajo që vendos. Njëherë hyn topi, njëherë jo. Është e vështirë, por kemi bërë një rrugëtim të rëndësishëm dhe duhet të përmirësohemi akoma.
Stadiumi “sold out”, presion apo motivim? – Për ne është shumë e bukur të luash para 22 mijë tifozëve. Është motivim shtesë. Në fushë hyn, luan futboll. Është argëtim, është bukur dhe duhet shfrytëzuar, atmosfera është shumë e bukur. Ka një avantazh të vogël, të bukur, që duhet ta shfrytëzojmë. Të hysh në fushë me stadiumin plot është emocion i madh për ne. Do punojmë 5 ditë dhe do hyjmë në fushë për të bërë ndeshje të bukura. Nëse vërtetë duam t’i afrohemi objektivit tonë, duhet të zhvillojmë një ndeshje afër 100% – it.
A ka Sylvinho një plan B dhe forma e Asllanit në Kombëtare? – Ne kemi përmbysur ndeshjen ndaj Ukrainës. Ukraina është e fortë, është e vështirë. Nëse t’i bën një gabim, sa ndeshje mund të përmbysen? Sa ndeshje janë përmbysur në Europian apo Botëror? Nuk po flas për Kombëtaren shqiptare, por në përgjithësi, kur pëson, ulet mundësia për të përmbysur ndeshjen. Futbolli është i tillë, është i vështirë.
Për Asllanin, nuk jam dakord. Me ne luan 90 minuta, shënon, tashmë ka 2 gola. Është lojtar i ri, teknik dhe po zhvillohet shumë edhe në aspektin fizik dhe taktik. Në Kombëtaren tonë, Asllani po bën shumë mirë. Se di nëse jep 70 apo 80 %, por te ne luan 90 minuta, është titullar i skuadrës. Ka bërë një rrugëtim të plotë në kualifikueset e Euro 2024 dhe një Europian shumë të mirë sipas meje dhe po luan mirë. Sipas nesh, po punon shumë mirë. Sa mund të rritet? Me siguri shumë, sepse një lojtar rritet, por sipas nesh po bën shumë mirë./telegrafi
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...