Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu.
Haradinaj me anë të një postimi në Facebook, tha se kanë diskutuar për situatën politike në vend.
“Shteti mik italian ka treguar ndër vite kujdes dhe mbështetje të vazhdueshme për Republikën e Kosovës në të gjitha proceset, duke qenë një ndër kontribuuesit kryesorë për paqen dhe stabilitetin në vend përmes kontributit të saj në kuadër të KFOR-it. Mes Kosovës dhe Italisë është ndërtuar një partneritet i fortë, të cilin duhet ta thellojmë më tej drejt qëllimit tonë për anëtarësim direkt në NATO përmes Planit Aksional”, shkroi Haradinaj.
Ai tha se është mirënjohës për rolin e Italisë, si në të kaluarën ashtu edhe në këto kohë të rëndësishme për Kosovën./Arbresh.info/
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit