Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari Lila, ka ndarë sot një lajm me publikun, duke njoftuar se ka kaluar me sukses një operacion në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas diagnostikimit me kancer të gjirit.
Në një postim në Facebook, Kusari-Lila shpjegoi se tri javë më parë, gjatë një kontrolli rutinor të cilin e bën çdo vit, mjekët e diagnostikuan atë me kancer të gjirit.
“Dua të ndaj një lajm me ju. Sot dola nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës – Klinika e Kirurgjisë Torakale pas operimit të kancerit të gjirit. Tri javë më parë, gjatë një kontrolli rutinor të cilin e bëj çdo vit, u diagnostikova me kancer të gjirit, dhe pas rekomandimeve të mjekëve në Klinikën Universitare, vendosëm për operacion dhe trajtim”, pohon ajo.
Deputetja theksoi rëndësinë e ekzaminimeve të rregullta për gratë dhe vajzat, duke apeluar për të gjitha ato që nuk kanë kryer ekzaminimin e gjirit gjatë muajit tetor – muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit, ta bëjnë këtë sa më shpejt
“Për të gjitha vajzat dhe gratë që nuk kanë bërë ekzaminimin e gjirit gjatë muajit tetor të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit, JU LUTEM ta bëni sa më parë. Kontrolli rutinor mund të realizohet në qendrat e mjekësisë familjare, në spitalet rajonale dhe në të gjitha vendet ku ofrohet mamografia”, tha ajo./Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...