Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, i dyshuar se qenë i përfshirë në kryerjen e veprës penale ,,Fajde” nga neni 331 i KPRK-së.
Sipas policisë, gjatë zhvillimit të hetimeve është arritur që të gjenden prova se i njëjti me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të dhënies së borxhit duke e ngarkuar viktimën me kamatë.
“I dyshuari në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajte për 48 orë”, thuhet në njoftimin nga policia, shkruan Arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Sektori i Hetimeve Rajonal në Prizren si rezultat e një punë mirë të organizuar hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelor në Prizren me datën 07.11.2024 ka arrestuar të dyshuarin D.Sh. (viti i lindjes 1992, mashkull kosovar).
Arrestimi i tij është bërë për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka qenë i përfshirë në kryerjen e veprës penale ,,Fajde” nga neni 331 i KPRK-së.
Gjatë zhvillimit të hetimeve është arritur që të gjenden prova se i njëjti me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të dhënies së borxhit duke e ngarkuar viktimën me kamatë.
I dyshuari në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajte për 48 orë.
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...