Lidhja Demokratike e Kosovës, sonte nën slloganin “Bëhu ndryshimi” ka prezantuar kandidatët e Prishtinës për deputetë për zgjedhjet e rregullta parlamentare që janë paraparë të mbahen më 9 shkurt 2025.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me anë të një postimi në Facebook u shpreh i lumtur që me listën e propozimeve 50% e të nominuareve janë gra, shkruan Arbresh.info.
“Gra të fuqishme, shtet i fuqishëm!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Në Prishtinë, nisëm Turneun e Ndryshimit!
Në kryeqytet, nisëm rrugëtimin tonë plot shpresë!
Nga sonte qëndrojmë të bashkuar!
Nga sonte qëndrojmë të fortë!
Nga sonte dalim me bindje të plotë se ‘Ne jemi ndryshimi’ për Kosovë!
Të dashur qytetarë të Prishtinës, këta janë kandidatët e nominuar nga Prishtina, për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025c sipas renditjes alfabetike:
Alban Zogaj
Arben Gashi
Berat Rukiqi
Besian Mustafa
Doarsa Kica Xhelili
Donjeta Dragusha
Doruntinë Maloku
Ema Nikçi Rexha
Fadil Aliu
Fiknete Bejta
Florian Dushi
Hykmete Bajrami
Ismet Beqiri
Izet Sadiku
Jehona Lushaku Sadriu
Jeta Rafuna
Krenar Xhaferi
Sibel Halimi
Sokol Havolli
Vlora Dumoshi
Jam i lumtur me listën e propozimeve, sidomos për faktin që 50% e të nominuareve janë gra! Gra të fuqishme, shtet i fuqishëm!
Të gjithë bashkë, ata janë kandidatët tuaj. Sikurse si ju, ata rrisin familjet në mesin tuaj. Kanë brengë e hall brengat dhe hallet e juaja, kanë ëndërr ëndrrat tuaja. Mbi të gjitha, kanë një vullnet të jashtëzakonshëm, për t’i shërbyer vendit me plot krenari e nder!
BEHU NDRYSHIMI!/Arbresh.info/
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...