Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, u bëri thirrje amerikanëve që të “ulnin temperaturën” të enjten pas fitores së zgjedhjeve të republikanit Donald Trump ndërsa u përpoq të ngushëllonte kolegët demokratë të cilët ishin të alarmuar nga rikthimi mahnitës i ish-presidentit.
“Humbjet janë të pashmangshme, por të heqësh dorë është e pafalshme,” ka thënë Biden në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë teksa iu drejtua stafit të zhgënjyer nga humbja e Zëvendës Presidentes Kamala Harris. Ai shtoi se “një disfatë nuk do të thotë se jemi të mundur.”
Biden tha se zgjedhjet e së martës kishin vërtetuar integritetin e sistemit zgjedhor të SHBA-së dhe premtoi një transferim të rregullt të pushtetit.
Biden e ftoi Trumpin në për takim në Shtëpinë e Bardhë, një mirësjellje që Trump nuk ia ofroi Bidenit në vitin 2020.
Disa demokratë kanë fajësuar Biden, për humbjen e Harris, duke thënë se ai nuk duhet të kishte kërkuar rizgjedhjen, pasi Biden hoqi dorë nga gara për rizgjedhje vetëm në korrik pasi një debat katastrofik televiziv me Trump ngriti alarmin për gjendjen e tij mendore.
Kamala Harris të mërkurën ngushëlloi mbështetësit. Ashtu si Biden, ajo premtoi të ndihmonte tranzicionin e Trumpit përpara inaugurimit të tij më 20 janar, por u kërkoi demokratëve të vazhdojnë të luftojnë për atë që besojnë.
Disa demokratë shqetësoheshin se humbja do të thotë se vlerat e tyre, me prirje të majtë, dhe liberale, janë tashmë një pakicë në mesin e amerikanëve. Të tjerët ishin të frustruar me udhëheqjen e partisë, të cilët thanë se kishin humbur kontaktet me votuesit që kërkonin ndihmë me koston e lartë të jetesës.
Biden nuk adresoi rolin e tij në zgjedhje apo kritikat nga anëtarët e partisë së tij. Ai ka thënë vazhdimisht se kandidoi për postin në vitin 2020 për të “rikthyer siç kishte thënë shpirtin e Amerikës” nga kaosi i Trump, por trashëgimia e vetë Biden tani do të zbehet nga kthimi i republikanit.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?