Togu i inxhinjerisë i KFOR-it italian, që është pjesë e Komandës Perëndimore, ka kryer punime tokësore dhe nivelim në një zonë në afërsi të një shkolle në fshatin Rakosh të Istogut.
Aty pranë u bë edhe pastrimi i një kanali.
“Zona e prekur nga puna e inxhinierëve ushtarakë gjendet në fshatin Rakosh të komunës së Istogut. Punimet u kryen duke përdorur një ekskavator me gjurmë të ushtrisë italiane Komatsu 1”, thuhet në njoftim.
Misioni i KFOR-it ka ndarë edhe fotografi nga ky aktivitet i cili u realizua sot në perëndim të Kosovës.
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...