Ish-kryeministri i Australisë dhe ambasadori aktual në SHBA ka fshirë postimet e vjetra në rrjetet sociale që i referoheshin Donald Trumpit si “presidenti më shkatërrues në histori”.
Në një seri mesazhesh të vitit 2020 në platformën X, Kevin Rudd thuhet se akuzoi gjithashtu 78-vjeçarin si “një tradhtar të Perëndimit” dhe një njeri që “zvarrit Amerikën dhe demokracinë nëpër baltë”.
Por, “në shenjë respekti” për zyrën e presidentit amerikan, ai tha sot se i ka fshirë ato postime, shkruan skynews.
“Ambasadori Rudd tani i ka hequr këto komente nga faqja personale dhe kanalet e mediave sociale”, shtoi në deklaratë.
“Kjo është bërë për të eliminuar mundësinë që komente të tilla të keqinterpretohen si pasqyrim i pozicioneve në cilësinë e ambasadorit dhe, si rrjedhojë, pikëpamjet e qeverisë australiane”, pohoi Rudd.
Ai “pret me padurim” të punojë me Trumpin, sipas deklaratës, për të “vazhduar forcimin e aleancës SHBA-Australi”.
Ndryshe, Trump fitojë zgjedhjet presidenciale amerikane kundër demokrates, Kamala Harris. /Telegrafi/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...