Qeveria shqiptare dhe ajo greke kanë rinisur kontaktet për një marrëveshje të mundshme mes dy vendeve për njohjen e pensioneve.
Ambasadorja shqiptare në Athinë Luela Hajdaraga është pritur lidhur me këtë çështje në një takim prej ministres greke të punës dhe çështjeve sociale Niki Kerameos.
Në deklaratën për shtyp të shpërndarë nga zyra e kësaj të fundit, sqarohet se është fjala për një proces bashkëpunimi mbi gjetjen e rrugëve dhe strategjive të përbashkëta për zgjidhjen e një sërë problematikash që shqetësojnë shërbimet sociale në të dy vendet.
Në qendër të diskutimit ishte marrëveshja për njohjen reciproke të pensioneve, që synon të mbulojë shtetasit shqiptarë dhe grekë. Nga marrëveshja, e cila është parashikuar të ndjekë një model të ngjashëm me atë të zbatuar me Italinë, llogaritet të përfitojnë mbi 800,000 shtetas shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Kjo ujdi pritet të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe mirëqenies sociale të komunitetit shqiptar në Greqi, si dhe në forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes Shqipërisë dhe Greqisë në fushën e mbrojtjes sociale dhe sigurisë shoqërore.
Shqipëria ka finalizuar së fundmi 17 marrëveshje ndërkombëtare në fushën e sigurimeve shoqërore, duke dëshmuar angazhimin e saj për zgjerimin e mbrojtjes sociale për shtetasit shqiptarë në vende të ndryshme të botës. Pala greke shprehu gjithashtu gatishmërinë për të avancuar me raundin e tretë të negociatave, një hap i cili përforcon vullnetin për të thelluar bashkëpunimin në këtë drejtim.
Kjo marrëveshje konsiderohet një hap pozitiv drejt përmbushjes së nevojave të komunitetit shqiptar në Greqi, dhe një avancim i rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve të qëndrueshme mes dy vendeve./euronews
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?