Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha tha se 102 konteinerët e sekuestruar në portin e Durrësit me afro 2100 ton mbetje të dyshuara si të rrezikshme shumë shpejt do të zbresin në një hapësirë publike.
Duke iu përgjigjur interesit të deputetit të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ministri Hoxha theksoi se “Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka bërë një njoftim publik në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Agjencinë Doganore dhe Autoritetet Portuale se po ekzekuton vendimin dhe urdhrin e marrë nga kjo prokurori”.
“Shumë shpejt konteinerët do të zbresin në një hapësirë publike, e cila po krijon kushtet dhe mundësinë sipas kapaciteteve dhe infrastrukturës për çështjet e sigurisë në ambientet e Durrësit”, tha Hoxha.
Anija turke “Molivia” që mban mbetje të dyshuara toksike në 102 konteinerë vazhdon të qëndrojë në ujërat e radës që prej 28 tetorit të këtij viti./atsh.al
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...