Trepça mbrëmjen e së martës luajti ndeshjen e radhës në Fiba Europe Cup, ku u mposht nga klubi gjerman, Ludwigsburg.
Shumë qytetarë nga diaspora udhëtuan për të përcjellur nga afër klubin nga Mitrovica, shkruan Arbresh.info.
Ata bën një atmosferë të jashtëzakonshme gjatë ndeshjes ku ra në sy edhe të ekipit vendas.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ata falënderuan Trepcën dhe tifozët e pranishëm në palestër.
“Në skenën evropiane, ka gjithmonë mbrëmje të mrekullueshme, aventura të reja dhe klube fantastike: Sezoni aktual na ka dhuruar shumë kënaqësi, fillimisht para tre javësh në Mitrovicë dhe mbrëmë në MHPArena. Në këtë atmosferë të bukur, rreth 600 tifozë kosovarë-shqiptarë kontribuuan padyshim për ta bërë ngjarjen edhe më të veçantë. Përballjet e para historike mes dy klubeve ishin të jashtëzakonshme. Gëzohemi shumë që mund të ketë një vazhdim të këtyre takimeve në të ardhmen. Faleminderit, KB Trepça!”, shkruan postimi i klubit gjerman.
Kampionia e Kosovës këtë sezon ka luajtur pesë ndeshje në FEC dhe ende nuk ka shënuar asnjë fitore, ndeshjen e fundit e luan gjatë javës së ardhshme ndaj skocezëve të Caledonia Gladiators./Arbresh.info
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...