Calhanoglu: Nganjëherë duhet të vuajmë pak më shumë, por sakrifikuam veten për ekipin

10:30 | 7 Nëntor 2024
D.H

Interi mposhti Arsenalin me rezultat 1-0 në ndeshjen e mbrëmshme të Champions League.

Protagonist kryesor i kësaj fitore të zikaltërve ishte, Hakan Calhanoglu, shkruan Arbresh.info.

Futbollisti turk realizoi nga penalltia në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, teksa Arsenali u mundua gjatë gjithë pjesës së dytë së paku të realizoj golin e barazimit, por mbrojtja e italianëve ishte e çeliktë.

Mesfushori foli pas ndeshjes ku tregoi se çfarë e bëri të vecantë penalltinë e tij,

“Shpresoj të vazhdoj me këtë rekord perfekt. E pashë portierin deri në fund dhe bëra diçka ndryshe këtë herë”, tha Calhanoglu për “Amazon Prime”.

Më tej ai ka folur rreth rrjedhës së ndeshjes ku theksoi se ata u sakrifikuan për klubin.

“Në përgjithësi ishte një ndeshje shumë e vështirë, sepse Arsenali është një ekip vërtet i fortë. Të gjitha çështjet ishin te rezultati dhe ne u mbrojtëm mirë, mbajtëm portën e pastër. Arsenali mori shumë goditje nga këndi, por mbrojtësit tanë bënë shumë mirë në ato situata. Nganjëherë duhet të vuajmë pak më shumë nën presion, por sakrifikuam veten për ekipin”, shtoi ai.

Pas kësaj fitore Interi ka 10 pikë dhe ndodhet në vendin e pestë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme