Arsenali mbrëmë është mposhtur nga Interi në “Giuseppe Meazza” me rezultat minimal 1-0 në kuadër të Champions League.
Por kjo nuk ishte humbja e vetme e “Topçinjve”, gjatë kësaj ndeshje, shkruan Arbersh.info.
Kai Havertz ka pësuar një dëmtim në kokë dhe dukej mjaft serioz në shikim të parë, teksa pas ndeshjes, trajneri Mikel Arteta ka folur për shkallën e lëndimit të tij.
“Kai Havertz ka një çarje të madhe dhe shpresojmë që të jetë në rregull për ndeshjen kundër Chelsea në fundjavë”, tha Arteta gjatë konferencës për shtyp.
Tutje ai foli për gjendjen e tij menjëherë pas marrjes së goditjes.
“Jo, nuk ishte i tronditur nga goditja, por dje nuk ndjehej mirë dhe vendosa ta largoj pasi kisha nevojë për të që të jetë në 100%-in e tij”, shtoi Arteta.
Këtë sezon Gunners janë duke u përballur me lëndime të shumëta ku së fundmi edhe mbrojtësi italian, Riccardo Calafiori ka pësuar një dëmtim i cili do të mbaj jashtë fushave për disa kohë./Arbresh.info
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima