Evi Kokalari aktiviste e njohur në SHBA ,tha se pas fitores së Donald Trump si president i SHBA-së, së shpejti do të lirohen nga Haga Hashim Thaçi dhe të tjerët që po gjykohen në Hagë.
“Kam idenë që Hashim Thaçi dhe të tjerët që janë në Hagë fatkeqësisht, e kam idenë që së shpejti do të lirohen pasi fitoj Trump, këtë e di që e kanë qëllim individë rreth Trump”, tha Kokalari.
Duke folur për fitoren e Trump, Kokalari theksoi se kosovarët në Amerikë ishin më të kujdesshëm për votën e tyre.
”Shqiptarët e Kosovës kanë qenë më të kujdesshëm për të dhënë votën”, tha Kokalari në RTV21.
Gjatë këtij viti, edhe ish i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kishte folur për lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Për plagën që i është shtuar dhimbjeve të luftës së Kosovës, mbajtjen e Thaçit në burg, Grenell tha se evropianët po bëjnë një punë të pisët.
“Kryeministri Rama ka folur shumë hapur për z. Hashim Thaçi dhe çfarë po bëjnë evropianët në gjykatën e drejtësisë në Hagë. Ai e ka quajtur Thaçin peng, dhe kjo që po bëjnë evropianët është skandaloze. Duhet të jemi të aftë e të shohim përpara. Duhet ta lirojnë Thaçin, duhet ta pranojnë se çështja e Jack Smith ishte politike. Evropianët duket sikur po bëjnë një punë të pistë për shkak të politikës”, kishte deklaruar Grenelli./telegrafi/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...