Besian Mustafa nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka deklaruar se Kosova gjithmonë ka përfituar nga involvimi i SHBA-së, pavarësisht se cila administratë ka qenë në pushtet.
“Asnjëherë nuk ka ardhur asgjë e keqe për Kosovën nga Amerika. Përkundrazi, pozita e Kosovës sot, qoftë në aspektin diplomatik apo të tjerat, është falë përkrahjes së Amerikës”, ka deklaruar Mustafa në Debat Plus.
Ai ka theksuar se Kosova do të përfitonte nga një përfshirje më intensive e administratës amerikane në vend.
“Sa më shumë që është involvuar administrata amerikane pavarësisht presidentit në Kosovë ne kemi dalur përfitues dhe fitimtar në ato procese prandaj do të ishte me fat nëse administrata amerikane do të jetë një involvim të madh edhe më të intensifikua në Kosovë.”, ka deklaruar Mustafa.
Kumbaro ndan pamje nga Kisha e Shën Marisë, u uron përmetarë...
3.6 miliardë euro për 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetar...
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...