Google ADS

Pas dy humbjeve radhazi, Bayerni rikthehet tek fitorja në Ligën e Kampionëve

23:14 | 6 Nëntor 2024
D.H

Bayern Munich është rikthyer tek fitorja në Ligën e Kampioneve pas dy humbjeve radhazi ndaj Aston Villas dhe Barcelonës.

“Bavarezët” mposhtën në “Allinaz Arena” me rezultat minimal 1-0 Benfican, shkruan Arbresh.info.

Gjermanët e dominuan ndeshjen që nga fillimi deri në fund, mirëpo fituan vetëm fal golit të Jamal Musialas, në minutën e 67-të.

Deri në fund, Bayerni u mundua të shënoi edhe golin e sigurisë mirëpo mbrojtja e Benficas ishte në nivel.

Vlen të theksohet se portugezët nuk e bën as edhe një goditje të vetme drejt portës së Neuerit.

Pas katër ndeshjeve, skuadra e Kompanys i ka gjashtë pikë, aq sa kanë edhe portugezët.

Ndeshja e radhës për “bavarezët” është ndaj PSG kurse kryeqytetasit e Portugalisë do të ndeshen me Monacon./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme