Pacolli ka theksuar se atmosfera e fitores ishte shumë miqësore dhe se Trump ka një lidhje të fortë me popullin.
Sipas tij, fitorja e Trumpit përbën një “freski politike të madhe” për Kosovën, e cila ka nevojë për mbështetje të fuqishme nga Washingtoni.
“Ishte një atmosferë shumë miqësore, Trump një njeri jashtëzakonisht i popullit, ishte aty afër dhe kish mundësi të dëgjoja çdo bisedë që bënte ai. Unë besoj se për Kosovën është një freski jashtëzakonisht e madhe, sepse Kosova ka nevojë për një freski politike të madhe nga Washingtoni”, ka deklaruar Pacolli, ish-president i Kosovës.
Në lidhje me ndikimin e mundshëm të administratës Trump në raportet Kosovë-Serbi, Pacolli shprehu besimin se Trump do të kërkojë zgjidhje për konfliktet.
Po ashtu, Pacolli ka deklaruar se ai nuk është njeri hakmarrës.
“Nuk besoj se presidenti hakmerret, me nisë të merret me hakmarrje do të kishte pasur shumë. Unë besoj se ata që janë sjellë në mënyrë joadekuate ata duhet të mendojnë për vetën e tyre. Nuk hakmerret Trumpi sigurisht. Ai ka punë jashtëzakonisht të mëdha. Unë ashtu siç e njohë atë do të mundohet që konfliktet që janë të shuhen. Unë mendoj se do të ketë zgjidhje pozite për raportin Kosovë – Serbi”, ka deklaruar ai./Dukagjini/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...