Ukraina është “përplasur” ushtarakisht për herë të parë me trupat e Koresë së Veriut të dislokuara për të mbështetur Rusinë në luftën e saj të vazhdueshme me fqinjin e saj, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Zelensky nuk hyri në detaje rreth “përplasjes”, por paralajmëroi për atë që ai thotë se është qëllimi i Rusisë për të përshkallëzuar luftën që ka shpërthyer për gati 1000 ditë, përcjell Telegrafi.
Një zyrtar i Kievit theksoi se ushtria e Ukrainës qëlloi me artileri ushtarët koreano-veriorë në rajonin kufitar të Kurskut të Rusisë.
“Terrori, për fat të keq, mund të përhapet si një virus kur nuk ka kundërveprim të mjaftueshëm. Tani kundërveprimi ynë duhet të jetë i mjaftueshëm, mjaftueshëm i fortë. Betejat e para me ushtarët e Koresë së Veriut kanë hapur një kapitull të ri të destabilitetit në botë”, citohet të ketë thënë Zelensky në fjalimin e tij me video të natës teksa falënderonte aleatët e Ukrainës në mbarë botën.
“Së bashku me botën, ne duhet të bëjmë gjithçka që ky hap rus për zgjerimin e luftës me përshkallëzim të vërtetë të dështojë. Si për Rusinë ashtu edhe për Korenë e Veriut”.
Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut tha të martën se më shumë se 10,000 trupa të Koresë së Veriut mbërritën në Rusi, me një “numër të konsiderueshëm” në zonat e vijës së frontit, duke përfshirë rajonin e Kurskut ku forcat ukrainase organizuan një inkursion në gusht.
Ndërkohë ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov i tha televizionit shtetëror të Koresë së Jugut se kishte pasur një “përplasje të vogël” me trupat e Koresë së Veriut, sipas Reuters.
Raporti, me pjesë nga intervista, citonte Umerov të thoshte se “përplasja” ishte e vogël dhe ende jo sistematike për sa i përket mobilizimit të ushtarëve.
Umerov thuhet se tha se pret që pesë njësi koreano-veriore, secila e përbërë nga rreth 3,000 ushtarë, të dislokohen në zonën e Kurskut.
Ushtarët e Koresë së Veriut janë të përzier me trupat ruse, citohet të ketë thënë Umerov, sipas Associated Press.
Më parë Zelensky ka dhënë alarmin se vendosja e fundit e trupave të Koresë së Veriut në Rusi jo vetëm që sjell telashe për Ukrainën, por gjithashtu vë në pikëpyetje stabilitetin dhe sigurinë e kombeve në Azi që janë aleate me Perëndimin.
“Veprimet e Koresë së Veriut nuk janë të rastësishme”, tha Zelensky në një intervistë me rrjetin transmetues publik të Koresë së Jugut KBS të enjten. Ata kanë synime strategjike”. /Telegrafi/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...