Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Bulgarec.
Mësohet se një autoveturë është përplasur me një kamion. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë Kosta Nako rreth 35 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Chevrolet”, dhe ka ngelur i dëmtuar pasagjeri në këtë mjet i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu i plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i kamionit.
Grupi hetimor ndodhet në vend ngjarje për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./abcnews.al/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...