Futbollistët shqiptar janë duke shkëlqyer anë e kënd botës dhe tashmë kjo është e ditur botërisht.
Shumë yje kosovarë, kanë bërë bujë të madhe në mediat botërore për paraqitjet e tyre fenomenale që kanë me klubet e veta, shkruan Arbresh.info.
Një talent në rritje është edhe Leart Krasniqi, futbollisti 17-vjeçar i cili me talentin e tij po lë gjurmë të madhe në Suedi.
Atë nga të tjerët e dallon karakteri i tij. Një djalë i dëgjueshëm, i rregullt në stërvitje dhe zhdërvjelltësia në ndeshjet e zhvilluara ia hapën portat drejt klubeve më të njohura.
Pas tri vitesh te klubi IFK Tumba, Leart Krasniqi nënshkroi para dy vitesh kontratë profesionale me IF Brommapojkarna që bën gara në Ligën elitare të Suedisë, Allsvenskan.
Në saje të talentit që posedon, Learti fitoi besimin e trajnerëve dhe respektin e bashkëlojtarve.
Këtë vit arritën të fitojnë titullin e kampionit të Suedisë për U17 në ligën elitare të Suedisë, Allsvenska.
Në 26 ndeshje, Learti ka shënuar 22 gola dhe ka bërë 19 asistime si mesfushor ofensivë. Si çdo i ri që e do futbollin edhe Learti synon një të ardhme të ndritur në këtë sport.
Rezultatet e deritashme dëshmojnë se çdo gjë mund të arrihet.
Trajnerët e kombëtareve në Prishtinë dhe Tiranë duhet të kenë sytë kah “tmerri i portierëve” dhe të mos lejojnë që ta rrëmbejnë të tjerët.
Ky futbollist mbështetjen më të madhe e ka nga familja posaqërisht babai i tij i cili me gjithë angazhimet e përditshme në punë sakrifikon shumë punë të tjera që një ditë ta shoh të birin në majat më të larta të futbollit evropian.
Learti së bashku me skuadrën këtë javë ka udhëtuar drejt Borasit të Suedisë aty ku luhet kampionati mbarëkombëtar skandinav, ku marrin pjesë tri skuadrat më të mira nga shtetit suedez, Finlanda, Danimarka dhe Norvegjia./Arbresh.info
Prishet koalicioni/ Kancelari Scholz shkarkon ministrin e Fi...
Fitorja vendimtare e Trumpit dhe ndasitë e thella politike
HISTORIKE/ 2 Korriku kualifikohet në play-off të Youth Leagu...
Të ardhurat e Lamborghini rriten me 20% nga kërkesa e lartë ...
Cardi B -Kamalës: Ti i tregove gjinisë femërore se gjithçka ...
Inter shënon gol në fund të pjesës së parë