Sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nën organizimin e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), u zhvillua ceremonia përmbyllëse e certifikimit të pjesëmarrësve të Akademisë së Stafit të Grupeve Parlamentare (PCSA), përkatësisht të zyrtarëve personalë të deputetëve të Kuvendit.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në fillim të fjalës së tij, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës uroi Donald Trump për zgjedhjen e tij në mandatin e dytë si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Arbresh.info.
Duke falënderuar NDI-në për mbështetjen e vazhdueshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetari Konjufca tha se për të pasur një Kuvend funksional është më se e nevojshme zhvillimi i kapaciteteve të deputetëve në përmbushjen e rolit të tyre kushtetues të ligjbërjes, të përfaqësimit dhe mbikëqyrjes. Pikërisht për këtë ai tha se në Rregulloren e re të Punës, të miratuar gjatë kësaj legjislature, është normuar e drejta e deputetëve për të angazhuar zyrtarë të lartë personalë në Kuvendin e Kosovës, duke ndërtuar kështu një sistem më të strukturuar të mbështetjes për ta.
Konjufca shtoi se krahas rritjes së numrit të stafit mbështetës, është po ashtu me rëndësi të krijohen shërbime mbështetëse efikase, si element thelbësor për sigurimin e memories institucionale në Kuvend dhe që këto kapacitete mbështetëse të jenë të qëndrueshme.
“Më vjen mirë që pikërisht këtë e ka mundësuar edhe ky program njëvjeçar i trajnimeve të zhvilluara nga NDI, ku janë përfshirë sesione të veçanta duke filluar nga analiza buxhetore dhe ligjore deri tek komunikimi strategjik dhe administrimi i detyrave të përditshme në zyrë. Konsideroj që me përfshirjen e perspektivave gjithëpërfshirëse dhe një qasje praktike, kjo Akademi ka krijuar një mjedis që inkurajon bashkëpunimin dhe komunikimin e ndërsjellë mes pjesëmarrësve nga parti dhe komunitete të ndryshme”, tha kryetari Konjufca, duke shtuar se ky model i bashkëpunimit është një hap përpara drejt një Kuvendi më efektiv dhe më të hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Drejtorja e NDI-së për Kosovën, Nancy Soderberg, në adresimin e saj para të pranishmëve tha se ky program ishte një mundësi e shkëlqyer për pjesëmarrësit që të kuptojnë proceset legjislative, buxhetore, hulumtuese dhe shumë segmente të tjera të punës në Kuvend.
Drejtori i Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në USAID, Noel Bauer, duke përgëzuar pjesëmarrësit e kësaj Akademie, shprehu kënaqësinë për kontributin që USAID ka dhënë dhe vazhdon të japë në avancimin e proceseve demokratike në Kosovë dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për ligjvënësit.
Pas fjalimeve, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, Drejtori i Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në USAID, Noel Bauer, dhe Ambasadorja Nancy Soderberg bënë ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit e këtij programi.
Pas fjalimeve, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, Drejtori i Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në USAID, Noel Bauer, dhe Ambasadorja Nancy Soderberg bënë ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit e këtij programi./Arbresh.info/
Ukraina dhe trupat koreano-veriore ‘përplasen’ për herë të p...
Kush do të jetë në Shtëpinë e Bardhë të Trumpit? Nga ish-riv...
Vriten dy anëtarë të një grupi kriminal në Podgoricë
Tyron Mings shkakton penalltinë më të çuditshme në historinë...
Mediat amerikane: Prokurori Smith po nxiton për t’i mbyllur ...
Shpërthim pranë një banese në “Don Bosko”, dyshohet për lënd...