Google ADS

Rama pret në takim ambasadorin e Arabisë Saudite, pranon dhuratë një tunikë

13:27 | 6 Nëntor 2024
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur në takim ambasadorin e Arabisë Saudite në Tiranë, Mohammed Bin Salman al Saud.

Rama me anë të një postimi në Instagram, Rama bëri të  ditur se nga ambasadori ka marr dhuratë një tunikë, të cilin e veshi në shenjë falenderimi për ftesën miqësore.

Sipas Ramës, në qendër të diskutimeve është thellimi i marrëdhënieve dypalëshe

“Me ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, që bashkë me ftesën e Princit të Kurorës, Mohammed Bin Salman al Saud, për të vizituar Riadin e për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, më solli edhe një tunikë, të cilin e vesha në shenjë falenderimi për ftesën miqësore nga një prej liderëve më reformatorë dhe transformues të kohës së sotme”, ka shkruar Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme