Shefi i Real Madridit, Emilio Butragueno është përgjigjur së fundmi në lidhje me transferimet e mundshme të klubit në afatin kalimtar dimëror.
Real Madridi po përjeton një formë të tmerrshme së fundmi, duke u mposhtur në shtëpi nga Barcelona me rezultat 0-4 para disa ditësh dhe të martën mbrëma u mposht 3-1 nga Milani në Ligën e Kampionëve.
Kjo situatë ka bërë që Los Blancos të kritikohen shumë për lojën e tyre, por edhe për zgjedhjet e ‘pakta’ në skuadër, pasi zëvendësuesit nuk po arrijnë ta bëjnë dallimin.
Megjithatë, Butragueno ka thënë se klubi i beson skuadrës kur u pyet nëse ata po planifikonin të nënshkruanin lojtarë në janar.
“Ne u besojmë lojtarëve tanë, së fundmi kemi fituar Superkupën e Evropës, Ligën e Kampionëve dhe La Ligën”, ka thënë fillimisht Butragueno.
“Nuk jemi në një moment të mirë tani, duhet ta pranojmë këtë, por na duhet unitet dhe ekuilibri që i duhet një ekipi kampion”.
“Duhet të qëndrojmë të qetë. Kur situata nuk është ideale, duhet të jemi të bashkuar”, përfundoi shefi i Real Madridit. /Telegrafi/
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot