Përveç promovimit të dhunës, deputetët i ankohen KPM-së edhe për promovimin e pirjes së duhanit në BBVK

12:14 | 6 Nëntor 2024
L G

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore po mban një takim me Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) lidhur me rastin  e Klan Kosovës.

Ky takim u thirr pas përfshirjes së ish-bashkëshortit të një prej banoreve në reality show-n “Big Brother”, i cili, sipas ish-bashkëshortes së tij, akuzohet për dhunë në familje.

Anëtarja e komisionit, Arjeta Fejza, tha se kjo është e pa pranueshme se çfarë po ndodh në një reality show.

“Për mua, kjo është krejtësisht e papranueshme. Ky është një obligim, dhe ju i keni të përcaktuara nenet për këto raste. Si komision, kërkojmë sqarim”, thekson ajo.

Ndërkohë, Eliza Hoxha u shpreh se edhe pse mediat janë të lira në përmbajtjen që zgjedhin të transmetojnë, kjo liri duhet të ketë kufij të qartë.

Sipas saj, mediat duhet të mos jenë promovues të dhunës.

“Mediat janë të lira se çfarë duan të përmbajnë por duhet të dinë se ku shkon ajo liri e shprehjes. Për mua shqetësuese mbeten këto formate. Janë mirë që janë të kodifikuara. Ju si KPM duhet të reflektoni. Dhuna nuk bënë që të promovohet. Unë nuk jam këtu për të gjykuar, por jam për të mbrojtur të drejtat e grave, ku mediat të mos jenë promovues të dhunës”, thotë ajo.

Ndërsa, Fatmire Kollçaku tha se për të ka qenë shqetësuese konsumimi i duhanit nga banorët e BBVK.

LEXO EDHE

KPM për Big Brother: Kemi pranuar 7 ankesa, 4 për rastin e dhunës

Ajo ka ftuar të gjitha mediat, televizionet, produksionet që të kenë kujdes se çfarë vlera promovojnë.

“ Mesazhi i drejtohet të gjitha mediave se çfarë duhet të promovojnë. Ne në këtë rast kemi të bëjmë me një viktimë dhe me një dhunues, kjo duhet të ndalohet. Ne po flasim këtu për shkelje se a ka pas dhunë. Unë pres që ju të keni parime. Kjo është një fenomen ku këtu reality shoë kanë filluar ti tejkalojnë vlerat. Unë ftoj produksionin, televizionet dhe mediat  që të kenë kujdes se çfarë vlera po promovon”, tha ajo./Arbresh.info/

Të ngjashme