Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka uruar Donal Trumpin për zgjedhjen e tij presidenti i 47-të i SHBA-së.
Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku tha se institucionet e Kosovës e kanë obligim që të kultivojnë raporte të mira strategjike mes dy vendeve, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
SHBA-të përmbyllën me sukses zgjedhjet Presidenciale, dhe populli Amerikan e bëri përzgjedhjen e vet. Presidenti i 47-të i SHBA-së do të jetë Donald J. Trump.
Nga Janari, SHBA-të do të udhëhiqen sërish nga administrata Republikane e Presidentit Trump. Demokratë e Republikanë, në momente kritike për ne, kanë qenë në anë tonë.
Është obligim i institucioneve të Kosovës që të mirëmbajnë dhe kultivojnë raportet me aleatin tonë strategjik. E punët tona, nuk na i kryen askush, pos nesh./Arbresh.info
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...