Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare Votuese, për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
KQZ me anë të një komunikate bën të ditur se, gjatë kësaj periudhe, e cila përfundon më 28 dhjetor 2024, çdo person me të drejtë vote që nuk figuron në listën votuese, është caktuar gabimisht në qendër tjetër të votimit apo ka të dhëna të tjera të pasakta, mund të kërkojë nga KQZ rishikimin e saj përmes sistemit elektronik apo duke u paraqitur në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe votuesi mund ta kundërshtojë pasaktësinë e listës preliminare të votuese edhe për ndonjë emër të votuesit për të cilin pretendon se nuk duhet të figurojë në këtë listë, përfshirë edhe rastet kur në këtë listë figuron emri i ndonjë personi të vdekur.
Në këtë rast, ankesa duhet të parashtrohet në panelin zgjedhor për ankesa dhe parashtresa./Arbresh.info/
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...
Ish-koloneli për armatimin: Banjska qe e përgatitur, aksione...
“Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!” Australia, gati nda...
Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ish...
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...