Prishtina dhe Drita do të takohen sot në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 17:00.
Është kjo ndeshje e mbetur nga xhiro e dytë pasi ishte shtyrë për faktin se gjilanasit kishin angazhime në garat evropiane.
Dy skuadrat vijnë në këtë takim pas një forme shumë të mirë të treguar deri më tani ku ndodhen në pjesën e epërme të tabelës.
Prishtina synon që të marrë fitoren e dytë radhazi ku do të barazohej me dy liderët Ballkanin dhe Malishevën.
Në anën tjetër Drita ka fituar në dy sfidat e fundit dhe kërkon tre pikët në ‘Fadil Vokrri’ për të marrë lidershipin në Albi Mall Superligë.
Drita dhe Prishtina u përballen edhe një javë më parë në Gjilan, ku gjilanasit triumfuan me rezultat të thellë 3-0. /Telegrafi/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...