Liverpool ka arritur fitore të madhe me rezultat 4-0 ndaj Leverkusenin në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0, teksa vlen të theksohet se, një gol i Frimpongut u anulua nga VAR-i, për prekje të topit me dorë, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa pjesa e dytë pati një fytyrë tjetër, me Liverpoolin që shënoi katër gola.
Ishte, Luis Diaz i cili shënoi golin e parë në minutën e 61-të, kurse dy minuta më vonë Cody Gakpos realizoi golin e dytë.
Diaz vazhdoi performancën e tij duke realizuar në minutën e 83-të për ta trefishuar epërsinë.
Ndërkohë në minutën e dytë shtesë kolumbiani kompletoi hattrickun dhe i dha vulën fitores së “The Reds” me rezultat 4-0.
Pas katër ndeshjeve Liverpooli është i pamposhtur dhe ka 12 pikë teksa prinë në tabelë, kurse Leverkuseni mbetet me shtatë pikë në vendin e 11-të./Arbresh.info
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...