Viola Ford Fletcher, 110 vjeç, është e njohur si mbijetuesja më e vjetër e Masakrës së Racës në Tulsa të vitit 1921.
Sot, ajo e shfrytëzoi të drejtën e saj për të votuar për kandidaten presidenciale demokrate, Kamala Harris në një qendër votimi në Tulsa, në një dhomë të quajtur “Greenwood,” emri i lagjes së zezë që u shkatërrua gjatë masakrës, transmeton klankosova.tv.
”Ndjehem mirë që votoj. Është e rëndësishme të votojmë”, tha Fletcher, e cila ishte e shoqëruar nga nipërit e saj.
Përveç saj, Lesie Benningfield Randle, 109 vjeçe dhe një tjetër mbijetuese e masakrës, e cila kishte votuar me postë për Harris, shprehu:
”Nëse ky është votimi im i fundit, jam mirënjohëse që është për Kamala Harris. Kam pesë fëmijë dhe më shumë se 20 nipër e mbesa. Harris ka më shumë mundësi për të ndërtuar kombin që dua t’u lë atyre”.
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...