Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka theksuar nevojën që Kosova të jetë e përgatitur për sfidat e ardhshme pavarësisht se kush fiton zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Duke bërë një krahasim mes demokratëve dhe republikanëve, Haliti theksoi se administratat e mëparshme republikane nuk kanë qenë të ngjashme me Donald Trump. Po ashtu, ai vlerësoi kandidaturën e Kamala Harris si të veçantë.
Haliti u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të angazhojnë ekspertë të politikës së jashtme dhe të zhvillojnë politika të qëndrueshme në raport me SHBA-në.
“Ka shumë dallime. Ne kemi kaluar ato proceset edhe me demokratët edhe me republikanët. Por, as republikanët e kaluar s’kanë qenë siç është Trump. Dhe zonja Harris është një kandidate shumë interesante, është femra e parë në qoftë se i fiton zgjedhjet. Por sa i përket Kosovës, në duhet të përgatitemi për sfida të Kosovës. Duhet të përgatitet, Qeveria, politika e Kosovës, duhet t’i ftojë specialistë të politikës së jashtme dhe të ndërtojë politika të Kosovës në raport me Amerikën”, ka thënë Haliti në Debat Plus.
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbwshtesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...
“Shumë po më pëlqen”, Driloni ngacmon Xhenetën