Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka shkarkuar të martën ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke thënë se nuk i beson atij për menaxhimin e operacioneve të tanishme ushtarake të Izraelit.
Netanyahu e emëroi ministrin e Jashtëm, Israel Katz, në vend të Gallantit në postin e ministrit të Mbrojtjes.
Gideon Saar u emërua ministër i Jashtëm, njoftoi zyra e Netanyahut në një komunikatë për media.
Netanyahu dhe Gallant kanë pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme gjatë luftës mbi njëvjeçare në Rripin e Gazës. Por, Netanyahu e kishte shmangur shkarkimin e tij.
Një përpjekje e tij për ta shkarkuar Gallantin në mars 2023 nxiti protesta të mëdha kundër Netanyahut./rel/
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji