Më 4 dhe 5 nëntor u mbushën katër vjet nga arrestimi i ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjykatën Speciale në Hagë.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka rikujtuar, këtë duke thënë se lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe është e shenjtë.
“Sot bëhen 4 vjet që bashkëluftëtarët dhe miqtë e mi po përballen padrejtësisht me akuza të rrejshme në Hagë. Si njëri nga ata që ka triumfuar dhe ka fituar beteja të tilla, më së miri i kuptoj sfidat jo të lehta me të cilat po përballen ata, familjet e tyre, por edhe bashkëluftëtarët dhe qytetarët e Kosovës! Jam thellë i bindur, duke qenë i sigurt në pastërtinë e luftës sonë çlirimtare, ata do ta fitojnë edhe këtë betejë, si gjithë betejat e tjera për lirinë!“, shkroi ai.
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani