Google ADS

Britania do të vazhdojë angazhimin për fuqizimin e sistemit prokurorial

19:12 | 5 Nëntor 2024
E.G

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës Ardian Hajdaraj, ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Kryesuesi i KPK-së falënderoi institucionet britanike, të cilat tha se i kanë dhënë mbështetje të vazhdueshme sistemit prokurorial gjatë proceseve të konsolidimit dhe zhvillimit të tyre.

Hajdaraj ka shprehur përkushtimin e tij për të zhvilluar partneritetin e mëtejshëm për avancimin dhe fuqizimin e rendit dhe sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu, siç bëhet e ditur gjatë takimit është diskutuar për ecurinë e zbatimit të Memorandumit të Bashkëpunimit të Këshillit Prokurorial me Qeverinë Britanike për hartimin e Rregullores për Themelimin e Ekipeve të Përbashkëta Multidisiplinare dhe për sfidat aktuale të sistemit prokurorial.

Hajdaraj në këtë takim ka shprehur zotimin se brenda këtij viti do të miratohet kjo rregullore siç e ka quajtur ai të rëndësishme nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Sipas njoftimit, diplomati britanik ka thënë se misioni diplomatik i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë angazhohet për fuqizimin e sistemit prokurorial, derisa të dy bashkë nikoqiri e mysafiri janë pajtuar që iniciativat e përbashkëta të jetësohen dhe të ketë fokusim të plotë në proceset e zbatimit të reformave në sistemin e drejtësisë, proces ky, i cili mbështet nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Të ngjashme