Kandidatja presidenciale demokrate, Kamala Harris do të nisë Ditën e Zgjedhjeve me një darkë tradicionale familjare përpara se të marrë pjesë në një pritje për ndjekjen e rezultateve në Universitetin Howard në Washington, DC.
”Kam një traditë të darkoj me familjen time, dhe do ta bëjmë edhe sot”, tha ajo duke theksuar se shumë prej familjarëve të saj po qëndrojnë me të për këtë rast, transmeton klankosova.tv.
Pas darkës, Harris do të kalojë pjesën tjetër të ditës duke mobilizuar votuesit në shtetet kyçe përmes intervistave në radio.
”Gjatë gjithë ditës do të flas me njerëz dhe do t’i kujtoj të dalin për të votuar”, tha ajo në një intervistë me radion The Big K Morning Show në Pittsburgh.
Nënpresidentja i inkurajoi votuesit të ushtrojnë të drejtën e votës, duke theksuar: “Në demokracinë tonë, njerëzit vendosin, dhe vota juaj është fuqia juaj.”
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...