Google ADS

Sonte beteja e golashënuesve ndërmjet Gyokeres dhe Haaland

17:27 | 5 Nëntor 2024
D.H

Sportingu i Lisbonës është nikoqir i Manchester Cityt në kuadër të raundit të katërt në Ligën e Kampionëve.

Përveç betejës për tri pikët, një “luftë” tjetër është ajo mes dy sulmuesve Viktor Gyokeres dhe Erling Haaland, shkruan Arbresh.info.

Sulmuesi i Sportingut këtë sezon është i jashtëzakonshëm duke shënuar 20 gola në 16 ndeshje, kurse 14 realizime ka norvegjezi i Cityt në po aq ndeshje.

Haaland ka tre gola në tre ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve kurse Gyokeres ka dy sosh.

Se kush do ta fitojë këtë sfidë mbetet të golashënuesve mbetet të shihet sonte, me fillim nga ora 21:00, kur edhe nis kjo ndeshje.

Kujtojmë dy skuadrat janë ende të pamposhtura këtë edicion në Ligën e Kampionëve dhe kanë nga shtatë pikë secila./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme