Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka folur për zgjedhjet presidenciale të cilat po mbahen sot në vendin e tij.
Ai është shprehur i lumtur me interesimin e madh të pupullit të Kosovës për zgjedhjet në Amerikë, ndërsa ka pas edhe disa mesazhe.
“Unë kam disa mesazhe që mendoj se janë të rëndësishme për t’i ndarë. Një, ne e kemi çmuar aq shumë interesimin e popullit të Kosovës për zgjedhjet tona dhe mendoj se kjo fushatë dhe këto zgjedhje kanë treguar sërish se sa e gjallë, sa e pasur, sa amerikanët aktivë kanë të bëjnë me përgjegjësinë e tyre qytetare dhe me të vërtetë përfshihen në këtë pyetje se çfarë drejtimi duhet të marrim dhe kush duhet ta udhëheqë vendin tonë. Është vërtetë e rëndësishme dhe ne jemi të lumtur që kemi këtë mundësi për të folur me të rinjtë kosovarë por edhe me kosovarët e të gjitha shtresave për procesin tonë”, ka thënë Hovenier në Kanal 10.
“Gjëja tjetër që do të thoja është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një demokraci shumë e pjekur. Ne e kemi bërë këtë për më shumë se 200 vjet. Institucionet tona janë solide. Nuk e di rezultatin e këtyre zgjedhjeve, por e di se cido që të dalë, populli amerikan do të vazhdojë dhe institucionet amerikane të qeverisë do të vazhdojnë të përfaqësojnë popullit të Shteteve të Bashkuara”, është shprehur Hovenier.
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...