Teknologjia dhe digjitalizimi janë rruga që do t’i fuqizojnë fermerët, duke i bërë ata më konkurrues dhe produktivë. Gjatë mandatit tim, kam prioritarizuar projektet që nxisin rritjen e konkurrencës së sektorit agroushqimor dhe përmirësimin e efikasitetit dhe qëndrueshmërisë së prodhimit në fermë, duke përputhur përpjekjet tona me Strategjinë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2022-2028.
Kështu ka vlerësuar sot, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në punëtorinë fillestare për Programin e Bujqësisë Digjitale dhe Planin e Veprimit në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
Ky program, sipas tij do të sigurojë një qasje sistematike dhe të informuar për integrimin e mjeteve digjitale në të gjithë zinxhirin e vlerave bujqësore.
“Programi do të ndikojë edhe në përmirësimin e efikasitetit të burimeve, forcimin e ekonomive rurale dhe ndërtimin e kapaciteteve të fermerëve për të adoptuar praktika inovative e po ashtu është njëra prej veprimeve ose masave që ka prioritet dhe rëndësi të veçantë. Procesi i digjitalizimit do të thotë lehtësim dhe një hap tutje në rritjen e produktivitetit. Është pjesë e rëndësishme e strategjisë nacionale, pa dyshim se qëllimi është rritja e konkurrencës në sektorin e bujqësisë, nxitjen e inovacionit, përmirësimin e vendimmarrjes”, ka thënë Peci.
Ky objektiv, sipas tij do të kontribuojë për vendin që prodhimi të rritet në nivel të eksportit, duke treguar se kanë shënuar rritje për rreth 94 për qind. E krahas kësaj, Peci tregoi se kanë ndërmarrë hapa konkret, dhe si rezultat i mbështetjes përmes granteve ekzistojnë ferma të digjitalizuara. “Andaj, e kam parë të domosdoshme krijimin e mundësive të reja në sektorin e bujqësisë. Ne këtë vit kemi ofruar 70 bursa në Fakultetin e Bujqësisë. E një hap tjetër është investimi në energjinë e ripërtëritshme. Po ashtu, duke rritur përkrahjen institucionale nga fermerët për 300 milionë euro, MBPZhR-ha është institucioni qeveritar që është shpallur si ministria më transparente në vend.”, ka thënë ai.
Në anën tjetër, Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara, Arnhild Spence, ka thënë se Kombet e Bashkuara do të mbështetin digjitalizimin e bujqësisë, me qëllim që Kosova të ketë një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. “Sot shënohet hapi i parë sa i përket këtij programi. Ky sektor është shumë i rëndësishëm dhe OKB është e gatshme të ndihmojë. Duhet të pajisemi me mjete dhe të përqafojnë digjitalizimin”, ka thënë ajo.
Ndryshe, Programi i Bujqësisë Digjitale dhe Plani i Veprimit do të lehtësojë përafrimin me standardet e BE-së dhe do të përmirësojë ofrimin e shërbimeve publike për fermerët, duke e bërë më të lehtë aksesin në mbështetjen e qeverisë përmes platformave digjitale./Arbresh.info/
3.6 miliardë euro për 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetar...
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...