Fëmijët e Kosovës kanë të drejtë të thithin ajër të pastër, të kenë qasje në ujë të sigurt dhe të jetojnë në një botë pa dëmet e ndryshimeve klimatike. Megjithatë, këto të drejta mund të realizohen vetëm nëse UNICEF, institucionet, shoqëria civile dhe komuniteti kombëtar – veprojnë me vendosmëri dhe në bashkëpunim.
Kështu u tha në lansimin e raportit të UNICEF-it: Analizë mbi gjendjen klimatike për fëmijët (CLAC), i cili hedh dritë mbi mënyrën se si ndryshimet klimatike, sfidat mjedisore dhe energjetike ndikojnë në të drejtat e fëmijëve. Në lansimin e raportit ka marr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Osmmani tha se ndryshimet klimatike po ndikojnë negativisht në jetën dhe fëmijët tonë.
“Më shumë se 140 milionë fëmijë mund të detyrohet të zhvendosen si rezultat i ndryshimeve klimatike deri në vitin 2050. Një në tre fëmijë raportojnë trauma dhe ndikim në shëndetin mendor si pasojë e ndryshimeve klimatike. Në vendin tona 23% e fëmijëve jetojnë në kufirin e varfërisë dhe pa shërbime tjera thelbësore. 10% e fëmijëve në Kosovë lindin të parakohshme, një nga arsyet është pikërisht nga efektet e ndryshimeve klimatike.
Ndryshimet klimatike po ndikojnë negativisht në jetën tonë. Kemi nevojë për veprim pasi kjo tashmë është një krizë humanitare”, tha Osmani.
Afrim Berisha, ushtrues i detyrës së drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë së Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë, tha se ndryshimet klimatike po ndikojnë në shumë sfera të jetës.
“Të dhënat edhe nga organizatat tjera tregojnë që ndryshimet janë realitet dhe ato po ndodhin. Stuhi, zjarre e shumë ndryshime tjera. Nga këto ndryshime po ndikohen ushqimi, shëndeti, fëmijët dhe siguria tyre”, tha ai./rtk
Xhorxhia, qarku kryesor Gwinnett numëron votat e hershme
Zonja Meri ka një shpjegim epik pse Trumpi do ta mposhtë Har...
A do të ketë zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut?
Atilla i flet për raportin me Drenushën dhe qëllimin në shtë...
Sonte beteja e golashënuesve ndërmjet Gyokeres dhe Haaland
Alonso rikthehet në “Anfield”, por tashmë si kundërshtar i “...