Google ADS

Më 12 nëntor mbahet ankandi i 14-të i letrave me vlerë për vitin 2024

08:31 | 5 Nëntor 2024
E.H

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më të mërkurën (12 nëntor 2024) do të mbahet ankandi i 14 për vitin 2024.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 10 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e MFPT-së.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme