Roberto Mancini i ka dhënë lamtumirën pak javë më parë Arabisë Saudite ku drejtonte përfaqësuesen e këtij vendi dhe po bëhet gati trashmë të kthehet në drejtimin e një klubi në Serinë A.
Ofertat nuk mungojnë dhe mbi të gjitha duket se është ajo e Romës.
Skuadra verdhekuqe është në krizë të plotë rezultatesh dhe pasi shkarkoi De Rosin, nuk ka gjetur zgjidhjen telasheve as me Ivan Juriç në pankinë, duke rrëshqitur gjithnjë e më shumë në renditje, larg pretendimeve që ka për zonën e Evropës.
Kësisoj, zërat në kryeqytet shtohen për shkarkimin e Juriç në javët e ardhshme dhe me Roberto Mancinin si kandidatin kryesor për të marrë drejtimin e ekipit.
Një zgjedhje që u pëlqen drejtuesve, por padyshim që do të gjejë kundër tifozët e skuadrës, duke kujtuar të kaluarën e Mancinit te Lazio si lojtar e trajner.
Vetë trajneri raportohet se do të dëshironte të priste muajin janar para se të ndërmarrë ndonjë hap për t’u ulur në pankinën e një klubi, si për faktin se e mendon të nevojshme një shkëputje nga futbolli aktiv, ashtu edhe për të parë më në detaj skuadrat të cilat e kërkojnë, me Romën në majën e kësaj liste.
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...