Google ADS

Bislimi: Diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes tani janë normë në Serbi

18:25 | 4 Nëntor 2024
E.G

Zëvendëskryeminstri i vendit, Besnik Bislimi ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Supreme të Serbisë për të mos dënuar Aleksandar Vulin, ish-ministrin e Mbrojtjes, për deklaratat e tij të cilësuara si diskriminuese dhe denigruese ndaj shqiptarëve.

Në një postim në platformën “X”, Bislimi tha se këto vendime thellojnë shqetësimet tona në lidhje me të drejtat dhe sigurinë e minoritetit shqiptar, shkruan Arbresh.info.

“Diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes tani janë normë në Serbi. Me sa duket është e ligjshme, sipas ligjit serb, të përdoren terma nënçmues ndaj shqiptarëve. Vendimi i Gjykatës Supreme të Serbisë për deklaratat e zëvendëskryeministrit Vulin thellojnë shqetësimet tona në lidhje me të drejtat dhe sigurinë e minoritetit shqiptar.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Të ngjashme