Google ADS

Morata: Nuk kam parë kurrë një lojtar si Lamine Yamal

18:10 | 4 Nëntor 2024
D.H

Lamine Yamal është njëri prej futbollistëve më premtues për të ardhmen.

Ai është duke shkruar histori cdo ditë e më shumë, sa herë që luan një ndeshje të madhe apo të rëndësishme, shkruan Arbresh.info.

Të shtunën e kaluar, Yamal u bë lojtari më i ri që shënoi në një “El Clasico”, ndërsa dy ditë më vonë e fitoi çmimin “Kopa Trophy”, i cili i dhurohet lojtari më të mirë në botë nën moshën 21-vjeçare.

Futbollisti, 17-vjeçar mahniti edhe bashkëlojtarin e tij tek kombëtarja spanjolle, Alvaro Morata.

“Unë kurrë nuk kamë parë diçka të tillë. Nuk kam parë kurrë një lojtar si Lamine Yamal”, është shprehur Morata për Athletic, lidhur me futbollistin e Barcelonës.

Këtë sezon ai e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme duke realizuar gjashtë gola dhe dhuruar tetë asistime në 15 ndeshjet e para në të gjitha kompeticionet me Barcelonën.

Kujtojmë se Yamal verës fitoi Euro 2024 me Spanjën dhe u zgjodh lojtari më i mirë i ri i turnirit./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme