Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mbajti konferencë të përbashkët për media me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel.
Para fjalëve respektive të palëve, u nënshkrua një Memorandim i Mirëkuptimit mes Kosovës dhe Luksemburgut. Nga ana e Kosovës memorandumi u nënshkrua nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ndërsa nga pala e Luksemburgut u nënshkrua nga zëvendëskryeministri Bettel, në kapacitetin e tij edhe si ministër i Punëve të Jashtme dhe Shkëmbimit Tregtar.
Memorandumi i Mirëkuptimit përbëhet nga dy fonde për mbështetjen e sektorit privat: Fondeve të LuxAid Challenge dhe LuxAidDemonstration.
Këto dy fonde synojnë të mbështesin sektorin privat vendor për të promovuar inovacionin dhe për të përshpejtuar arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Në adresimin e tij, zëvendëskryeministri Bislimi tha se: “Në katër vitet e fundit, dy shtetet tona gjenden edhe më pranë njëra-tjetrës. Shkëmbimet mes nesh dhe ndërlidhja mes kompanive të dy vendeve tona janë të rëndësishme për avancimin edhe më tej të raporteve mes Kosovës dhe Luksemburgut. Tek Kosova ju do të gjeni përherë një shtet partner, për të lëvizur bashkë drejt një ekonomie në rritje. Të kujdesemi që ta shfrytëzojmë në plotni potencialin që ofrohet nga ky bashkëpunim i yni drejt ndërtimit të një të ardhme të qëndrueshme për qytetarët tanë.”
Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Bettel vlerësoi miqësinë dhe partneritetin me Kosovën duke thënë se kjo është një miqësi me besim reciprok. Ai shtoi se do të vizitojë përgjatë qëndrimit në Kosovë dhe projektet e përbashkëta të zbatuara dhe investimet e Luksemburgut në vendin tonë të cilat prekin fusha të ndryshme.
Zëvendëskryeministri Bettel tha se Kosova që e sheh sot, nuk është e njëjta me atë të 10 viteve më parë dhe shprehu se është i sigurt se Kosova e pas 10 viteve do jetë edhe më zhvilluar dhe përparimtare.
“Për të qenë pjesë e BE-së është shpesh një maratonë dhe jo një sprint, por tash jam i impresionuar nga sprinti i qeverisë suaj.” përfundoi zëvendëskryeministri Bettel./Arbresh.info/
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...