Google ADS

Shaqiri dhe dy shqiptarë tjerë në formacionin e javës të Superligës së Zvicrës

16:53 | 4 Nëntor 2024
D.H

Futbollistët shqiptarë kanë vazhduar shkëlqimin në kampionatin zviceran.

Pas paraqitjeve të mira me klubet e tyre tre futbollistë shqiparë kanë zënë vend në formacionin e javës, shkruan Arbresh.info.

Qendërmbrojtësi kosovar Mirlind Kryeziu është në qendër të mbrojtjes, derisa në mesfushë janë Bastien Toma dhe Xherdan Shaqiri.

Sipas SofaScore, Kryeziu u vlerësua me notën 8.1 në barazimin pa gola të Zurichit ndaj Young Boys.

Xherdan Shaqiri pati performancë fantastike me Baselin ku edhe bëri një asistim andaj këtë javë ka notën 8.4 dhe ka zënë vend në formacionin e javës.

Krah me Shaqirin është edhe Bastien Toma i cili u vlerësua me notën 7.9 në në barazimin 1-1 të St.Gallen ndaj Sionit./Arbresh.info

Të ngjashme