Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj A.P, i dyshuar se për tre vjet kishte detyruar viktimën femër me anë të kanosjes, përdorimit të forcës, mënyrës së përfitimit përmes punës së detyruar dhe veprime të tjera të dhunshme, kontrolluese të përcjella me maltretimin fizik dhe psikik, të trafikohej.
I dyshuari akuzohet se nga marsi i vitit 2021 deri në janar 2024, kishte detyruar viktimën A.V të marrë pjesë në trafikim, raporton Arbresh.info.
“Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit A.P., për veprën penale “Trafikimi me njerëz’’ nga neni 165 par.1 të KPRK-së. Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri A.P., nga muaji marsi i vitit 2021, e deri me datë 30.01.2024, në Gjakovë, merr pjesë në trafikimin me njerëz me anë të kanosjes, përdorimit të forcës, mënyrës së përfitimit përmes punës së detyruar dhe veprime të tjera të dhunshme, kontrolluese të përcjella me maltretimin fizik dhe psikik me qëllim shfrytëzimi për përfitim ndaj të dëmtuarës A.V”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz’’ nga neni 165 par.1 të KPRK-së.
Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë./Arbresh.info/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...