Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Luksemburgut, Xavier Bettel, është pritur në një takim nga ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Në një konferencë për media, Bettel u shpreh se rajoni i Ballkanit Perëndimorë ka vuajtur shumë ndërsa theksoi synim i vendeve evropiane është të shmanget çfarëdo lloj lufte në Ballkan.
Mes tjerash, Bettel shtoi se Luksemburgu do t’i qëndroj pranë Kosovës me investime të ndryshe, por kësaj radhe siç thekson ai jo në shëndetësi por në fusha të tjera.
“Ne dihet të bëjmë çmos që ta shmangim luftën. Nëse jemi të dobishëm do ta shmangim çfarëdo lufte dhe është detyrë e jona. Kjo është arsyeja pse rajoni duhet ta ketë një perspektivë evropiane ,por jo pas 200 vitesh. Është e sigurt që nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën por të ardhmen”, tha ai.
“Jam këtu që për ta ndihmuar Kosovën në fusha të ndryshme dhe do të jenë rreth 25 milionë euro investime që do të këto projekte kreative në sektorë të IT-së, sepse është e rëndësishme për situatën tuaj ekonomike”, ka thënë mes tjerash ai./Arbresh.info
Lexo edhe:
Gërvalla: Kosova po ecë më hapa të shpejtë drejt zhvillimit ekonomik, Luksemburgu mbetet partner kyc
Vranët dhe intervale me diell, moti për sot në Kosovë
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...